RRËFEU SHIFRAT KONKRETE/ Ja sa paguhet Anxhela Peristeri për një koncert – AlpeGossip
RRËFEU SHIFRAT KONKRETE/ Ja sa paguhet Anxhela Peristeri për një koncert

RRËFEU SHIFRAT KONKRETE/ Ja sa paguhet Anxhela Peristeri për një koncert

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”, ku gjatë emisionit u pyet se cila është paga më e lartë dhe më e ulët që ka marrë në një koncert.

Anxhela tregoi se paga më e lartë ishte 5000€ ndërsa më e ulëta ka qenë në fillimet e karrierës së saj dhe ishte 80 mijë lekë të vjetra.

Sa i përket jetës private, Anxhela pranoi se është në një lidhje, por preferoi të mos e bëjë publik identitetin e personit.

Këngëtarja tregoi gjithashtu se kishte menduar të martohej 28 vjeç, por gjërat nuk shkuan siç kishte planifikuar.