“LËRINI TASTIERAT SE I SHKATËRRUAT”/ Këngëtarja shqiptare thumbon ashpër personazhet VIP – AlpeGossip
“LËRINI TASTIERAT SE I SHKATËRRUAT”/ Këngëtarja shqiptare thumbon ashpër personazhet VIP

“LËRINI TASTIERAT SE I SHKATËRRUAT”/ Këngëtarja shqiptare thumbon ashpër personazhet VIP

Këngëtarja e njohur, Zanfina Ismaili, ka bërë së fundmi një postim në rrjetet sociale dhe ka kthyer menjëherë gjithë vëmendjen te vetja. Ajo ka reaguar në lidhje me abuzimin e 11-vjeçares në Kosovë.

Ismaili ka kritikuar të gjithë ata që kanë publikuar postime lidhur me ngjarjen në rrjetet sociale, duke theksuar se e gjitha është bërë për “vëmendje”.

“Lërini tastierat se i shkatërruat! Nëse doni vërtet t’i ofroni ndihmë 11 vjeçares së përdhunuar, paguajini seanca te psikiatrit! Që unë e para po ia paguaj, lërini fjalët dhe kërkimin e vëmendjes për vete.”- shkruan Zanfina.

 “Lërini tastierat se i shkatërruat”/

Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja ka disa vite që nuk është aspak aktive në muzikë. Ndërkohë që të gjithë mendonim se kjo mund të ishte një pauzë, njësoj siç bëri edhe Adelina disa vite më parë, në fakt nuk ishte e tillë. E ftuar në emisionin “tetë a tetë” të motrës së saj, Zanfina zbuloi se ka marrë një vendim pa kthim pas.