QË TË MOS PENDOHEMI MË VONË/ Ç’duhet të merrni parasysh para se të bëni një tatuazh – AlpeGossip
QË TË MOS PENDOHEMI MË VONË/ Ç’duhet të merrni parasysh para se të bëni një tatuazh

QË TË MOS PENDOHEMI MË VONË/ Ç’duhet të merrni parasysh para se të bëni një tatuazh

Të vendosësh për një tatuazh nuk është vendim dhe aq i lehtë sa duket. Ti s’e di nëse do të pendohesh të nesërmen dhe sigurisht që mund të kthehesh pas duke e hequr, por pse ta nderlikosh kaq shumë? Prandaj, para se të vendosni për një simbol në trupin tuaj merrni parasysh ca gjëra që shumica prej nesh i harrojnë.

1. Mendo gjatë para se ta bësh

Nëse do të bësh një tatuazh, por je e dyzuar ju rekomandojmë të mos nxitoheni. 3 nga 4 njerëz që marrin vendime spontane janë penduar shpejt pasi e kanë bërë.

2. Shmangeni tatuazhin në moshë të re

Kur jemi shumë të rinj kemi tendencën të jemi emocionalë dhe impulsivë. Thënë këtë mund ka shumë gjasa të pendoheni, prandaj një vendim si tatuazhi duhet të merret në moshë paksa më të rritur.

3. Qëndroni larg tatuazheve me emra dhe fytyrë.

Gjërat ndryshojnë prandaj mos veproni në emocion e sipër. Dashuria është brenda jush.

4. Planifikoni tatuazhin e radhës para kohe

Eshtë shumë më mirë ta keni në mendje se çfarë do të bëni në avancë. Kështu keni kohë mjaftueshëm për të ndërruar mendje.

5. Bëhuni të zgjuar në lidhje me madhësinë

Mos shkoni tek ekstremet, që do të thotë as shumë të mëdhenj dhe as shumë të vegjël.

Burimi: Bright Side