SHTATZËNE PAS RIBASHKIMIT ME DONALDIN? Reagon për herë të parë Bora Zemani – AlpeGossip
SHTATZËNE PAS RIBASHKIMIT ME DONALDIN? Reagon për herë të parë Bora Zemani

SHTATZËNE PAS RIBASHKIMIT ME DONALDIN? Reagon për herë të parë Bora Zemani

Bora Zemani është në qendër të vëmendjes,  u përfol kësaj here për një shtatzëni të mundshme.

Një parashikuese  tha për “Shqipëria Live” se Bora është shtatzënë,  Bora ka shuar dyshimet ku ka thënë se nuk është shtatzënë.

 

“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…”, tha Bora. Ajo ka qenë e ftuar më herët në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Ajo u ndal te fëmijëria e saj, zbuloi kohën kur përjetuan vështirësi ekonomike në familje si dhe vështirësi shëndetësore të babait të moderatores.

 

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël.

Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete

Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor, pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur, dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- zbuloi Bora Zemani.

 

Për momentin ajo drejton së bashku me Enin Popin “Dancing With The Stars”.

Pas detajeve të kontratës dhe pagesës, Eno Popi do të jetë në “Dancing with the Stars” në krahë të Bora Zemanit - KRYEFJALA

Kujtojmë se Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë qenë kryefjalë e mediave muajt e fundit me puthjen e famshme në “Big Brother VIP”, lidhjen e aktorit me Beatrix Ramosajn dhe rikthimin me moderatoren.

 

Por, si ndodhi ribashkimi i tyre? Sigurisht një rol ka patur dhe Semi Jaupaj. Këtë na e tregoi Donaldi gjatë “Më lër të flas” ku zbuloi se i ka shkruar Semit dhe e ma takuar disa herë.