“UNË IMORALE, TI GEJ”/ Një vit pas sherrit të bujshëm, Xhensila dhe Ronaldo pajtohen live në emision – AlpeGossip
“UNË IMORALE, TI GEJ”/ Një vit pas sherrit të bujshëm, Xhensila dhe Ronaldo pajtohen live në emision

“UNË IMORALE, TI GEJ”/ Një vit pas sherrit të bujshëm, Xhensila dhe Ronaldo pajtohen live në emision

Rreth një vit më parë Xhensila Pere ishte e ftuar në emisionin “EXPULS”, me gazetarin Ronaldo Sharka. Intervista e tyre përfundoi në sherr, për shkak të një pyetjeje. Ronaldo e pyeti Xhensilën rreth komenteve që qarkullojnë në rrjet, teksa i tha “Ty të quajnë imorale”. Kjo nuk u prit aspak mirë nga Xhensila, e cila i tha: “Opinioni publik thotë që ti je gej. E vërtetë është?”.

'Unë imorale, ti gej'/ Një vit pas sherrit të

Sherri i tyre asokohe bëri bujë të madhe në rrjet dhe vetëm së fundmi Xhensila dhe Ronaldo kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Gazetari ishte i ftuar në “E diell” në rubrikën “Dielli dhe hëna” ku iu kërkua të telefononte Xhensilën për t’i uruar rrugë të mbarë pasi do të zhvendoset në SHBA.

'Unë imorale, ti gej'/ Një vit pas sherrit të

Ronaldo e mori në telefon dhe dyshja u pajtuan.

Ronaldo: Nuk dua të të marr shumë kohë dhe as të komentoj asgjë, mora thjesht për të të uruar rrugë të mbarë, sa më shumë suksese dhe sa më shumë mbarësi.

Xhensila: Unë të falenderoj. Shumë faleminderit! Edhe gjëja e vetme që do të të them është se unë e di pak a shumë të njoh çfarë djali je, çfarë shpirti je, e di që gjithçka ndodhi nga epshi i madh që kishe për ato klikime por në fund të ditës unë e di që ti je një super djalë dhe uroj që dhe ti të arrish aty ku do!

Ronaldo: Faleminderit!

'Unë imorale, ti gej'/ Një vit pas sherrit të