PASI THA SE NERVOZOHET ME JURINË E “DANCE WITH THE STARS”/ Dalina Buzi reagon ndaj deklaratës së Arbana Osmanit – AlpeGossip
PASI THA SE NERVOZOHET ME JURINË E “DANCE WITH THE STARS”/ Dalina Buzi reagon ndaj deklaratës së Arbana Osmanit

PASI THA SE NERVOZOHET ME JURINË E “DANCE WITH THE STARS”/ Dalina Buzi reagon ndaj deklaratës së Arbana Osmanit

Gjatë një bisede virtuale të realizuar me ndjekësit e saj, Arbana Osmani u pyet se çfarë mendimi ka për spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”

Sipas moderatores ajo ç’ka e nervozon më së shumti është juria. Kjo ndodh pasi moderatores i pëlqejnë të gjithë konkurrentët dhe mendon se juria ‘kapet me gjëra koti’.

“Realisht, po i shihja dhe mbrëmë dhe unë si një njëri që s’di të kërcejë fare mahnitëm nga ata. Madje ajo juria herë pas herë më bën nervoze se them si ka mundësi që nuk iu pëlqeuuu. Gjejnë bishta për disa gjëra kot. Ata konkurrentët bëjnë çudira. Mos më pyesni mua. Se mua si kërcimtarë më pëlqejnë të gjithë. Pa përjashtim”- u përgjigj ajo.

Në lidhje me përgjigjen e Arbanës, reagoi dhe antarja e jurisë së spektaklit “Dancing With The Stars”. Gjatë programit “Goca dhe Gra”, Dalina u shpreh se Arbana e ka thënë në kontekstin e mirë të gjithë përgjigjen e saj.

“Arbana nuk e kishte thënë me të keq. Kishte thënë që ngaqë nuk marr vesh nga kërcimi dhe të gjithë më duken të jashtëzakonshëm, nxehem me jurinë. Po tani dikush duhet të fitojë”- u shpreh ajo.