PAMJET/ Rita Ora nxjerr në shitje një nga shtëpitë e saj luksoze në Londër – AlpeGossip
PAMJET/ Rita Ora nxjerr në shitje një nga shtëpitë e saj luksoze në Londër

PAMJET/ Rita Ora nxjerr në shitje një nga shtëpitë e saj luksoze në Londër

Rita Ora ka nxjerrë në shitje një nga shtëpitë e saj në Londër për 3.3 milionë paund.

Këngëtarja e hitit ‘Hot Right Now’, ka treguar pamjet e apartamentit luksoz të Londrës Perëndimore. Me tre dhoma gjumi, dy tualete dhe dy sallone, apartamenti është i ndarë në dy kate.

Sipas agjensisë së shitjës, shtëpia përshkruhet si një “apartament dupleks vërtet të jashtëzakonshëm” i cili përmban “një tarracë çati me pamje nga jugperëndimi”.

FOTOT/ Rita Ora nxjerr në shitje një nga shtëpitë e saj

Dekori është “bashkëkohor” dhe siç tregojnë pamjet, apartamenti ka një hyrje madhështore me shkallë që të çojnë drejt dy dyerve të zeza. Një nga dhomat e pritjes përmban një divan në formë L dhe oxhak me tipare mahnitëse, ndërsa zona e kuzhinës dhe e ngrënies është e hapur.

Muret janë të bardha për të mbajtur një atmosferë moderne, minimaliste, ndërsa ka dysheme druri në të gjithë, të mbuluara nga qilima gjigantë komod për të shtuar pak ngrohtësi.

FOTOT/ Rita Ora nxjerr në shitje një nga shtëpitë e saj

Njëra nga dhomat e gjumit është e përqendruar rreth një shtrati të madh, i kompletuar me jastëkë të shpërndarë, ndërsa një pasqyrë në mur mbi krevat i jep dhomës një ndjesi edhe më të gjerë.

Muret në dhomën e gjumit janë lyer me një ngjyrë nudi për një atmosferë komode. Ndërkohë dhoma kryesore e gjumit ka një stil më madhështor, me perde të veshura dhe një shtrat më të zbukuruar.

FOTOT/ Rita Ora nxjerr në shitje një nga shtëpitë e saj

Banjo ofron një kabinë dushi të veçantë. Tarraca e çatisë është një oaz qetësie lart mbi rrugët e Londrës.

Prona është ndërtuar në vitin 1882 në Primrose Hill. Rita e bleu shtëpinë për 7.5 milionë paund në 2021.

FOTOT/ Rita Ora nxjerr në shitje një nga shtëpitë e saj