“MYSLYM SHYRI O ZEMRA, SE ATO I KANË RROBAT FALSE”/ Olta “godet” Luizin, këngëtari: Copë-copë fare… – AlpeGossip
“MYSLYM SHYRI O ZEMRA, SE ATO I KANË RROBAT FALSE”/ Olta “godet” Luizin, këngëtari: Copë-copë fare…

“MYSLYM SHYRI O ZEMRA, SE ATO I KANË RROBAT FALSE”/ Olta “godet” Luizin, këngëtari: Copë-copë fare…

Gjatë ditës së djeshme banorët e “Big Brother VIP2” kanë biseduar rreth rrobave që u dërgojnë për të veshur atje.

Në një moment Kristi pyet Luizi: “Kur ti pyet për rroba kush ti sjell?” dhe këngëtari u përgjigj: “Nuk i njoh”.

Pjesë nga biseda:

Kristi: Mendova se kishe ndonjë magazinë…

Luizi: Tanë Myslym Shyri

Olta: Myslym Shyri o zemra se ato i kanë false. Ti e shikon që ja sjellin false

Luizi: Jo false po copë-copë fare, të mbaruara

Olta: False, false. Karton komplet t’i sjellin. Të isha në vendin tënd do isha mërzitur shumë. Të më sjellin mua rroba fals? Jo. Më mirë mos i sjell firmë por rroba ashtu se sa firmë false

Luizi: Një përdorimshme i kam

Olta: Pse duhet të vishesh false? Nuk ke pse

Luizi: Nuk jam i pasur o Olta

Olta: Nuk është te pasuria, është tek ato që t’i sjellin, dyqanet

Luizi: Janë të varfër pra. A dëgjon ça të them?

Olta: Nuk ka lidhje kjo

Luizi: Si nuk ka, me qenë i pasur sjell origjinale

Olta: Kot tani promovon rroba false

Luizi: Po nuk kanë lek o zemër

Olta: Po vish Zara, unë ashtu vishem komplet

Luizi: Janë të shtrenjta. Nuk kanë moj burrneshë. Del tani ndonjë e thotë ‘do ja çoj origjinale’.