Largimi përfundimisht i Amos Muji Zaharia nga “Big Brother VIP” ka mërzitur shumë Olta Gixharin dhe Dea Mishel, por nga ana tjetër Luiz Ejlli është kënaqur.
Gjithashtu edhe opinionistët komentuan daljen e Amosit, ku Arbër Hajdari u shpreh “se ishte e papritur për të gjithë”.
Komentet e opinionistëve dhe ish-banorëve:
Zhaklin: Kjo vështirësia për të shpalosur veten, dhe gjithë kjo ego, ka krijuar një hendek shumë të madh me Amosit, teatrit dhe publikut.
Bjordi: Pajtohem me opinionistët. Amos u fut në shtëpi me një bagazh dhe botë të madhe.
Efi: Nuk kam koment.
Xhoni: E vërtetë që Amosi ka qenë shumë i ngurtë në shtëpi.
Zhaklina: U gjykua shumë nga publiku për humorin e zi.