Gjatë spektaklit të së martës të “Big Brother VIP2” u prezantuan edhe 3 banorët e rinj që iu bashkuan shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E para hyri Keisi Medini, më pas Tan Brahimaj dhe i fundit Bledi Mane.
Lidhur me ata, Vëllai i Madh ka marrë një vendim mjaft të rëndësishëm. 3 banorët e rinj nuk do të jenë për dy javë në nominim, pra dy javë imunitet.
Ishte vetë moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, që dha këtë lajm.