Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.
Bora vazhdon të jetë moderatore në programin “Për’Puthen” e vetëm pak më parë ka postuar një foto në ‘Instastory’ me Efi Dhedhes, e cila ka qenë pjesë e programit sezonin e kaluar dhe ka shumë pak ditë që është eleminuar nga shtëpia e “Big Brother Vip 2”. Duket se Efi do të jetë e ftuar në ‘Primen’ e “Për’Puthen” dhe për shkak se të dyja bukuroshet gjithmonë janë përfolur shumë për ngjashmërinë fizike me njëra-tjetrën, në foto Bora ka shkruar: