Ndaloni gjithçka: Klea dhe Elgiti sapo kënduan një duet bashkë dhe është gjëja më romantike që keni parë – AlpeGossip
Ndaloni gjithçka: Klea dhe Elgiti sapo kënduan një duet bashkë dhe është gjëja më romantike që keni parë

Ndaloni gjithçka: Klea dhe Elgiti sapo kënduan një duet bashkë dhe është gjëja më romantike që keni parë

Ata janë padyshim një prej çifteve më të preferuar të publikut shqiptar dhe të gjithë janë sy e veshë nga profilet e tyre në rrjetet sociale në pritje për të mësuar ndonjë detaj të ri nga lidhja e tyre.

Ndaj Elgit Doda dhe Klea Huta i kanë lënë ndjekësit e tyre pa fjalë së fundmi, pasi ashtu si me shaka, publikuan duetin e tyre të parë.

Në videon e parë të publikuar nga Elgiti, dëgjohet Klea e cila këndon e vetme, ndërkohë që ai shkruan: “E zunë hallet!’

Ndërsa në videon e dytë, dyshja këndon së bashku këngën “E dehun” të Nexhmije Pagarushës në një duet super romantik, ku zërat e tyre kombinohen në mënyrë të mrekullueshme.

“Na zunë hallet bashkë!”-shkruan me humor Elgiti, ndërsa Klea shkruan: “Po qajmë hallet, pooor me piano këtë herë!” Ndiqni videon.