“MUND TË PËRJASHTOHEM TË SHTUNËN”/ Luizi flet hapur me Kiarën: Mos kujto se e kam… – AlpeGossip
“MUND TË PËRJASHTOHEM TË SHTUNËN”/ Luizi flet hapur me Kiarën: Mos kujto se e kam…

“MUND TË PËRJASHTOHEM TË SHTUNËN”/ Luizi flet hapur me Kiarën: Mos kujto se e kam…

Prej disa ditësh, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë një krisje në lidhjen e tyre krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Mbrëmë ata kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe kësaj radhe që të sqaronin një herë e mirë situatën e tyre.

Ishte këngëtari, ai që bëri hapin i pari dhe i kërkoi falje moderatores për sjelljen e tij. Ai i tha se nuk do donte ta vinte kurrë në atë pozitë si dhe është personi i fundit që do i bënte keq.

Pavarësisht se Kiara i kishte kërkuar që ai të thoshte ‘më fal’, ajo sërish qëndroi e tërhequr.

“Tani ti më do për vete, apo dëshiron ti thuash të tjerëve, “ja e bëra të më kërkojë falje? Mi thuaj mua gjërat, jo Arbanës. I vetmi person që duhej të kisha në krah, ishe ti. Të thoje “ok ai më bëri këtë, unë reagova ashtu në atë moment, se u lëndova”, kaq. Ta kalojmë bashkë, është shumë e vështirë ta kalojmë kështu siç thua ti. Unë e di se sa më do dhe e di se sa të dua unë. Unë e kam nisur për tu dukur diçka e bukur, arriti Luizi ta bëjë Kiarën të qeshi, nuk e dija që do më dali nga hundët.

As se kam menduar ndonjëherë. Është fakt, nuk pse më dëgjon me zë ta them që jam kaq shumë i përfshirë në këtë lojë, habitem edhe me veten. Ndoshta kjo ndikon edhe te marrëdhënia jonë, por ajo që nuk llogarit ti është që kjo (loja) nuk është e përjetshme, kurse kjo që kemi ne është e përjetshme, kjo edhe një muaj është. Nuk po të kërkoj të durosh diçka që do të të bëj ty, por duro këto që po bëj. A e din se me shumë gjasa mund të përjashtohem të shtunën? Për atë që ndodhi me Evën. Unë nuk i thashë gjë, por si do të interpretohet jashtë? Mund të interpretohet si dhunë psikologjike, mund ta keqinterpretojnë, mund ta ekzagjerojnë. Kur thashë që mund të vijë një zarf i zi, e kisha për vete. Mos kujto se e kam fushë me lule edhe unë. Në atë moment që e kemi bërë atë debat, e kanë parë edhe shumë fëmijë. Kanë parë një djalë që është djali i asaj me moshë, duke i kthyer fjalë. Çfarë mesazhi është ky?”, i tha këngëtari.