Plas në “Dancing With The Stars”, debate të forta mes konkurrentëve dhe… – AlpeGossip
Plas në “Dancing With The Stars”, debate të forta mes konkurrentëve dhe…

Plas në “Dancing With The Stars”, debate të forta mes konkurrentëve dhe…

Mbrëmjen e së premtes është transmetuar në ekranin e Vizion Plus puntata e dytë e spektaklit “Dancing With The Stars”, e cila u konsideruar edhe si puntata ku nisi gara e vërtetë.
Edhe gjithmonë në të tilla spektakle ka pakënaqësi dhe debate të vogla, për një pikë apo për një vlerësim që nuk pranohet nga konkurrentët, mbrëmja e djeshme solli një “Dancing With The Stars” të mbushur me replika mes konkurrentëve dhe jurisë, të cilat herë herë kalonin edhe në debate të ashpra, si fluskat e ujit që dalin në sipërfaqe dhe shpërthejnë.

Fillimisht, debate lindi mes çiftit Amos & Isida Mollaymeri, i cili pati pakënaqësi ndaj vlerësimit dhe kritikave të juris, kryesisht ndaj një prej antarëve, Alfred Kaçinari.

Në të vërtetë, fërkimi mes Kaçinarit dhe Isidës nisi që javën e kaluar, ku pas një vlerësimi jo aq të mirë nga juria, balerina e njohur postoi një foto gjatë performancës, ku shihej duke kërcyer me Amosin, ndërkohë në sfond, muzikanti ishte me sy mbyllur.

“Profesori e kishte parë me vëmendje performancën” , – shkruajti Mollaymeri asokohe.

Ndërsa mbrëmë, përplasja mes të dyve arriti kulmin, ku Isida u shpreh se Alfredi është në gjumë dhe nuk ia thek fare për koreografi dhe kur Ilir Shaqiri e vlerëson, nuk ka arsye se pse kompozitori mos ta vlerësojë.

Kaçinari e kaloi fjalën e Isidës me humor, duke thënë se herën tjetër do të marrë thekëse buke, por kjo nuk e qetësoi aspak debatin, por përkundrazi, i hodhi akoma dhe më shumë benzinë zjarrit.

Një tjetër debat ishte edhe ai mes konkurrentes tjetër, Aulona Musta dhe jurisë, ku gazetarja e Thumb u shpreh se juria nuk i sheh aspak ngatërrimin e hapave që bëjnë konkurrentët tjerë.

“Juria të mos shohë gjëra të paqena tek unë. Por juria të shohë konkurrentët e tjerë kur ngatërrojnë hapat. Sepse askush nuk i sheh këto gjëra dhe nuk i thotë, nderkohe qe kapen pas vogelsirave. Çfarë? Kjo i bie që janë juri jo profesioniste?!”, – u shpreh Musta.

Nga ana tjetër, edhe fundi i spektaklit u mbyll me debate të forta, ku pas përfundimit të kërcimit të Diellza Kolgecit dhe Eraldi, kjo e fundit dhe çifti Rike Roçi dhe Besi ishin konkurrentët më me pak vota.

Si rrjedhojë, të dyja çiftet do të shkonin në dance-off, por sipas vendimit të ri të produksionit, secili çift duhet të zgjidhte një prej të dy çifteve të fundit për ta shpëtuar nga dance-off-i. Çifti i mbetur do të shkojë në dance-off javën tjetër me çiftin që do i nënshtrohet të njejtës mënyrë zgjedhjeje.

Ajo që u shpëtua nga “beteja” e fundit ishte Diellza, e cila menjëherë pas rezultatit mori mikrofonin dhe shprehu pakënaqësinë ndaj të gjithë mbrëmjës dhe kërkoi që askush të mos shkonte në dance-off, por ky i fundit të niste javën e ardhshme.

Propozimi i Diellzës u kundërshtua nga juria, e cila u shpreh se nuk është në dorën e saj për ta vendosur nëse duhet apo jo dance-off, por në dorën e produksionit.

Pas kësaj, Almeda Abazi u kujdes që ta mbyllte mbrëmjen me qetësi dhe ëmbëlsi, edhe pse atmosfera aty bëri të humbte përqëndrimin e të ngatërronte fjalët!

Duket se përpara paskemi një edicion të “Dancing With The Stars” të mbushura me kërcime dhe debate.