“EFI E DRODHI”/ Bledi bisedon me Kristin për pajtimin e papritur të saj me Kiarën – AlpeGossip
“EFI E DRODHI”/ Bledi bisedon me Kristin për pajtimin e papritur të saj me Kiarën

“EFI E DRODHI”/ Bledi bisedon me Kristin për pajtimin e papritur të saj me Kiarën

Debati mes Efit dhe Kiarës u duk se i dha fund miqësisë dhe raportit mes dy vajzave por pas një bisede ato u sqaruan dhe i dhanë një përqafim njëra-tjetrës.Ky veprim u komentua nga banorët , e sidomos nga Bledi, i cili tha se pajtimi i tyre sikur të mos kishte ndodhur asgjë ishte i dyshimtë dhe i çuditshëm.

Duke biseduar me Kristin, ai tha se Efi nuk është gati të luaj vetëm dhe se dje ajo e drodhi muhabetin kur bëri paqe me Kiarën vetëm për të mbijetuar në lojë.

Ky i fundit u shpreh se i kishte thënë Efit që veprimi i saj ishte për lojë, por ajo ishte shprehur se nuk ishte lojë, por se ata janë mikesha.Sipas tij, nëse kjo nuk është lojë, atëherë ta marrë Kiarën e të dalë jashtë shtëpisë.

Bledi shprehu çudi për sjelljen e Efit dhe sipas tij, ato mund të kenë miqësi, por pajtimi nuk bëhet me kaq shumë shpejtësi, duke kaluar nga ekstremi në ekstrem.

Kristi u shpreh se ato kishin një histori të pa sqaruar jashtë, ndaj ndodhi ai debat mes tyre.

Kujtojmë se debati mes dy mikeshave lindi pasi Efi komentoi jashtë shtëpisë një veprim që shkaktoi debat në primë mes dyshes Luiz dhe Kiara, në mbështetje të këtij të fundit ajo ka marrë vëmendjen e dëshiruar.