U BË BABA PËR HERË TË DYTË/ Besnik Qaka rrëfen nga materniteti kujt i ka ngjarë vogëlushi (FOTO) – AlpeGossip
U BË BABA PËR HERË TË DYTË/ Besnik Qaka rrëfen nga materniteti kujt i ka ngjarë vogëlushi (FOTO)

U BË BABA PËR HERË TË DYTË/ Besnik Qaka rrëfen nga materniteti kujt i ka ngjarë vogëlushi (FOTO)

Këngëtari i njohur i grupit “NRG Band”, Besnik Qaka është bërë baba për herë të dytë ditën e sotme.

Këtë lajm të ëmbël ai e ka dhënë përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku shfaqet së bashku me të birin në krahë.

Besniku ka zbuluar dhe emrin me të cilin e kanë pagëzuar vogëlushin.

“Sot me date 09/09/21 erdhi ne jete gezimi im i dyte, Jan Qaka”, ka shkruar këngëtari krahas fotos së ëmbël.

FOTO

Vetëm pak orë pasi u bë baba, artisti ka dhënë një intervistë për “ABC e Mëngjesit” teksa ndodhet në spital në Prishtinë.

Ai ka ndarë detaje nga ky moment i rëndësishëm i jetës së tij dhe ka thënë se ndihet shumë i emocionuar. Po ashtu, ai është shprehur se nga shikimi i parë duket se i biri i ngjan së ëmës, gjendja shëndetësore e së cilës është e mirë.

 “Lindja ka ndodhur në mesnatë, diku nga ora 3-4, por e bëra publike pak më vonë se isha i angazhuar me pak emocione.

Gjatë lindjes ishin shumë emocione. Jam ndjerë shumë mirë. Zakonisht gocat janë për baba dhe çunat pak më shumë me nënën. Po unë kam një ndjesi shumë të madhe për të dy.

Bashkëshortja është shumë mirë, perfekt. Djali duket me shikimin e parë që do t’i ngjajë mamasë, ndërsa goca më ka ngjarë mua”.