PUBLIKON FOTON E TË ATIT/ Arilena Ara: Do doja të ishe gjallë të jetoje këtë moment historik për Shkodrën – AlpeGossip
PUBLIKON FOTON E TË ATIT/ Arilena Ara: Do doja të ishe gjallë të jetoje këtë moment historik për Shkodrën

PUBLIKON FOTON E TË ATIT/ Arilena Ara: Do doja të ishe gjallë të jetoje këtë moment historik për Shkodrën

Për herë të parë Partia Socialiste do të drejtojë Shkodrën, një bastion historikisht i djathtë. Por në këto zgjedhje, socialistët arritën që ta merrnin fitoren me një rezultat të thellë.

Benet Beci do të jetë kryetari i Bashkisë së Shkodrës, i cili në një dalje për mediat ka falënderuar qytetarët shkodranë për besimin. Ai është shprehur se puna e tij do të nisë menjëherë sapo të marrë detyrën, për ta kthyer këtë besim në detyrë.

E jo vetëm kaq, pasi Beci premtoi se do të punojë për të gjithë qytetarët shkodranë pavarësisht ngjyrës politike.

Ndërkohë lidhur me këtë fitore historike të Partisë Socialiste në Shkodër, ka reaguar këngëtarja e njohur, Arilena Ara. Kjo e fundit ka postuar një fotografi të babait të saj të ndjerë, ku shfaqet edhe Fatos Nano.

Arilena Ara publikon foton e të atit: Do doja të ishe gjallë

Bashkëngjitur me këtë imazh, artistja ka shkruar:

“Do doja të ishe gjallë të jetoje këtë moment historik për Shkodrën”.