DO TË BËHET BABA/ Reperi shqiptar tani i jep fund edhe beqarisë (FOTO) – AlpeGossip
DO TË BËHET BABA/ Reperi shqiptar tani i jep fund edhe beqarisë (FOTO)

DO TË BËHET BABA/ Reperi shqiptar tani i jep fund edhe beqarisë (FOTO)

Reperi shqiptar Skerdi Ago pak ditë më parë zbuloi për të gjithë se partnerja e tij, Vesa Rama ishte në pritje të fëmijës së parë. Ai publikoi një foto ku Vesa shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

“Doja që për ty sot, të hiqja çdo gjë nga rrjetet sociale por edhe nga mendja ime sepse ti do më dhurosh diçka shumë të shtrenjtë në jetë. Do ma falesh atë që e doja vetëm me ty – një engjëll që mezi pres ta shoh, ta prek dhe ta mbaj në duart e mija. Jam shumë i emocionuar sepse dita ditës mendoj vetëm për engjëllin tonë. Ky bekim ka nisur të ma ndryshoj jetën që tani dhe jam shumë krenar që ti do jesh nëna e fëmijës tim.”, shkruante ai.

Siç duket pas lajmit të shtatzënisë Skerdi dhe Vesa kanë vendosur të martohen. Së fundmi, reperi ka publikuar disa foto në Instastory ku shihet në një sallë dasmash dhe ka shkruar: “Së shpejti”, duke ngritur kështu aludimet se po përgatitet për dasmë.