“GRUAJA KA…”/ Nëna e Rita Orës zbulon 2 rregullat e arta që mbajnë martesën gjallë – AlpeGossip
“GRUAJA KA…”/ Nëna e Rita Orës zbulon 2 rregullat e arta që mbajnë martesën gjallë

“GRUAJA KA…”/ Nëna e Rita Orës zbulon 2 rregullat e arta që mbajnë martesën gjallë

Edhe pse është mamaja e një prej artisteve më të famshme dhe më të suksesshme sot për sot në botë, Vera Ora nuk ka patur nevojë për famën e së bijës për të depërtuar te publiku.

Mjekja psikiatre është e njohur për kontributin e saj në shërbimin kombëtar shëndetësor (NHS) në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për nismat e vazhdueshme në mbrojtje të fëmijëve dhe grave të dhunuara.

Vera është vazhdimisht aktive në rrjete sociale. Një ditë më parë, ajo dhe bashkëshorti i saj, Besniku festuan 35-vjetorin e martesës. Për të rikujtuar këtë moment solemn, ajo ka postuar një foto nga dita e tyre më e lumtur dhe 2 rregullat e saj për të patur një marrëdhënie jetëgjatë.

“Ekzistojnë 2 rregulla të arta miq:

1. Gruaja ka gjithmonë të drejtë.

2. Kur mendoni se ajo e ka gabim, gjuajeni me shpullë veten dhe lexoni rregullin e parë”, shkruan nëna e këngëtares me famë botërore, Rita Ora.