Moderatorja e njohur shuplakë pjeshkave’ të Instagramit: Mundohen por kur i shikon live nuk bën dot lidhjen… – AlpeGossip
Moderatorja e njohur shuplakë pjeshkave’ të Instagramit: Mundohen por kur i shikon live nuk bën dot lidhjen…

Moderatorja e njohur shuplakë pjeshkave’ të Instagramit: Mundohen por kur i shikon live nuk bën dot lidhjen…

Epo kur vjen fjala për bukurinë femërore ka mendime të ndryshme nëse kjo duhet të shprehet si kompliment ballë për ballë apo nëpërmjet rrjeteve sociale duke marrë parasysh se së fundmi trendet ka ndryshuar dhe hapësirat virtuale i kanë bërë njerëzit të ndihen më komod dhe të pandrojtur në shprehjen e ndjenjave.

Por ndonëse të shumta janë ato vajza që postojnë nëpër rrjete sociale dhe sidomos në Instagram duke përdorur efekte nga programe të ndryshme, realisht ka shumë diferencë nga çfarë mund të jenë në realitet.

Moderatorja Roza Lati mesa duket ka vendosur ti tërheqë vëmendjen këtyre vajzave me një postim në Instastory ku shkruan: “Jetojmë në epokën kur ka kaq shumë vajza që mundohen të shfaqen pjeshka në foto Instagrami… Që kur i shikoni live nga afër nuk i bën dot lidhjen… Kështu që sot për sot komplimenti më i bukur që mund të marrësh është: Qeke më e mirë live”, shkruan moderatorja në postimin e saj në Instastory.

Epo jo të gjithë janë të bukura! Roza ka shumë të drejtë në këtë pjesë.