Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi mposhti me sukses, për herë të tretë tumorin.
“Po kthehem me fitoren e tretë”, shprehet ajo në fjalët e para publikisht pasi doli me sukses nga operimi.
“Në situata të tilla jemi krejt të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre”, thotë Adriana pasi u zgjua nga një andërr e keqe, siç e quan ajo.
Aktorja ka falenderuar të gjithë për fjalët e mira dhe specifikisht miqtë dhe familjarët e saj të afërm.