Shpesh herë jeta private dhe sentimentale e shumë prej personazheve të showbizzit shqiptar i bën ata të jenë qendra e mediave rozë dhe diskutimeve të shumta për ta.
Ndarjet kanë qenë kryefjala e këtij viti, së fundmi pjesë e mediave është bërë çifti Gent Vaso dhe Enada Hoxha, pasi i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ata ishin të martuar prej vitesh dhe janë njohur që në periudhën kur ishin në shkollë, gjithashtu, janë prindër të një djali 16-vjeçar, Roan.
Çifti, i cili ka qenë një shembull partneriteti në skenë dhe në jetën private për shumë vite, përflitet se mund të kenë vendosur t’i japin fund martesës së tyre të gjatë.
Martesa dyshohet se ka ardhur si pasojë e një tradhëtie të vazhdueshme nga Gerti.
LUANA VJOLLCA-KRESHNIK ÇOÇAJ
Edhe pse lidhja e Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë.
Që në fillimet e saj, kjo histori ka pasur ulje-ngritjet e saj, me probleme mes tyre që vinin si shkak i xhelozisë së Krenarit për Luanën.
Pas ndarjes së tyre Krenari ka postuar video ku dëgjohet qartë zëri i Luanës. Në këto video, Luana shihet duke qeshur dhe biseduar, ndërsa në disa prej tyre, ajo është me familjarët e Krenarit, duke treguar për natyrën serioze të lidhjes së tyre që tashmë ka marrë fund.
XHENSILA MYRTEZAJ-BES KALLAKU
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Thuhet se çështja në gjykatë është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit.
PRINC LEKA-ELIA ZAHARIA
Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan ndarjen e tyre muaj më parë, teksa treguan se kanë nisur ligjërisht procedurat e divorcit për t’i dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare, nga e cila ka ardhur në jetë edhe një vajzë, Princesha Geraldina.
Një debat i tyre u bë viral pas ndarjes, ku Elia Zahariaj shihej teksa godiste Princ Lekën.
MAJA-ARBEN ULBIRCH
Këngëtarja e muzikës popullore, Maja Aliçkaj është divorcuar nga bashkëshorti i saj Arben Ulbirch. Rasti u bë publik në momentin kur Maja e denoncoi në polici dhe kishte marrë urdhërmbrojte pas dhunës së ushtruar nga ai.
Këngëtarja e muzikës popullore e martua me Arbenin rreth 10 vite më parë. Çifti janë prindër të një djali.
Alpegossip.al


















