Kohët e fundit, një metodë e re ka përfshirë VIP-at shqiptarë, ju disa prej figurave më të njohura të televizionit janë larguar nga studiot e ndriçuara drejt hapësirës më intime dhe personale të podcasteve.
Moderatorë që dikur udhëhiqnin programet më të ndjekura në ekran, tani kanë zgjedhur një qasje të re, duke krijuar përmbajtje autentike dhe të pavarur, larg kufizimeve tradicionale të televizionit, shkruan Alpegossip.al.
Por çfarë i shtyn ata të largohen nga një karrierë e ndërtuar për vite në media tradicionale? Mos ndoshta është liria për të diskutuar tema dhe për të patur lirinë e tyre mediatike, apo kanë pasur konflikte me mediat ku punonin.
Në këtë transformim, podcaste të tilla janë kthyer në një platformë ku idetë e guximshme dhe rrëfimet personale gjejnë hapësirë të plotë.
Personazhi fundit i ekranit shqiptar që është larguar nga televizioni është Arbana Osmani.Prej shumë muajsh, Arbana ka qenë në bisedime me drejtues televizionesh për t’u rikthyer, por duket se ende nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët, duke bërë që moderatorja të nisë krejtësisht e pavarur një podcast.
Emri i podcastit të saj është “Mirëmbrëma yje”, të themi që ka vendosur shprehjen që përdorte tek Big Brother VIP.Ajo ka 68.6 K subscribe në platformën e saj në youtube, një emision me personazhe të njohur që tregojnë histori personale dhe projektet e fundit.
Personazhi tjetër është Dojna Mema, e cila ps largimit nga ekranet shqiptare hapi podcastin “Me Dojnën”. Ajo ka plot 12.6K subscribe.
Isli Islami gjithashtu u largua nga ekrani dhe hapi podcastin e tij “N’audi”, ai ftonte personazhe vip dhe i intervistonte duke i shëtitur me makinë.
Orinda Huta edhe pse ka qenë pjesë e kranit ka hapur një podcast “MAM”, ku fton personazhe të ndryshëm që janë femra të cilat janë bërë nëna dhe tregojnë eksperiencat e tyre të mëmësisë.
Të njëjtin format podcasti ka hapur edhe Evi Reçi e cila gjatë muajve të saj të shtatzënisë ftonte gra të cilat jepnin këshilla rreth shtatzënisë.Emri i podcastit të saj është “Mami Evita” me 4.22 subscribe.


















