”JAM GEJ DHE KRENAR”/ Grimieri shqiptar Mario deklaron publikisht me lot në sy – AlpeGossip
”JAM GEJ DHE KRENAR”/ Grimieri shqiptar Mario deklaron publikisht me lot në sy

”JAM GEJ DHE KRENAR”/ Grimieri shqiptar Mario deklaron publikisht me lot në sy

Grimieri shqiptar, Mario Dedivanoviç me lot në sy ka deklaruar publikisht se është gej në fjalimin e mbajtur pasi mori çmimin “American Influencer Award”, i shoqëruar nga Kim Kardashian.

“Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Me të drejta të barabarta për të qenë të lumtur. Sot, për herë të parë, qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë. Babi, edhe një gjë tjetër. Të dua po aq shumë sa mamin. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Mario.

Mamaja i kishte kërkuar herë pas here Marios të hiqte dorë, por ai ishte i vendosur.

“Ishte 17-vjeç kur ne mendonim se shiste make-up. Kishte një çantë me gjërat e tij dhe një ditë pashë se e kishte të mbushur me tualete. Të rritesh në Shqipërinë e atyre viteve, është paksa e vështirë të pranohet kjo, për shkak të mentalitetit. E dija që nëna ime do mërzitej shumë kur të shihte çfarë mban ai në çantë. I kërkuam shumë herë të hiqtë dorë”, u shpreh motra e tij.

Mario mori edhe një mesazh nga i ati i cili i tha publikisht: “Të dua, je zemra ime!”.

Burimi: Anabel.al