NË MUAJIN E 6-të TË SHTATZËNISË/ Fatma tregon barkun e rrumbullakosur me fustanin e ngushtë – AlpeGossip
NË MUAJIN E 6-të TË SHTATZËNISË/ Fatma tregon barkun e rrumbullakosur me fustanin e ngushtë

NË MUAJIN E 6-të TË SHTATZËNISË/ Fatma tregon barkun e rrumbullakosur me fustanin e ngushtë

Moderatorja shumë e pëlqyer nga publiku, Fatma Methasani po jeton periudhën më të bukur në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe shefi i kuzhinës, Alfio do bëhen me një djalë së shpejti.

Ndonëse në fillim, Fatma preferoi ta mbante të fshehtë lajmin e ëmbël, tani moderatorja poston shpesh foto me barkun e rrumbullakosur.

Aktualisht Fatma është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe ka vendosur të bëjë një set fotografik për ta pasur kujtim. Moderatorja ka pozuar me një fustan të kuq të ngushtë që i tregon qartë barkun e rrumbullakosur teksa i ka rënë edhe një nur shumë i bukur.

Pak kohë më parë në një intervistë për “Pasditja ime”, Fatma tregoi se ajo dhe Alfio kanë vendosur të martohen pas lindjes së djalit.