“DJALI ËSHTË I TREMBUR…”/ Aktori Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevi Simakun – AlpeGossip
“DJALI ËSHTË I TREMBUR…”/ Aktori Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevi Simakun

“DJALI ËSHTË I TREMBUR…”/ Aktori Herion Mustafaraj publikon bisedën telefonike me Parashqevi Simakun

Aktori Herion Mustafaraj, ka reaguar pas akuzave të familjes Simaku, duke publikuar një video teksa zhvillon një bisedë telefonike me këngëtaren Parashqevi Simaku, e cila u gjet e pastrehë në rrugët e New York pak javë më parë.

Në video, Mustafaraj përpiqet të sqarojë marrëdhënien e tij me Parashqevinë, ndërsa shprehet se është përballur me probleme në vendin ku punon për shkak të situatës së krijuar.

Ai tregon se në hotel ka pasur probleme pasi u thanë fjalë të padëshiruara për të, ndërsa Parashqevia tregon se djali i saj Luka, është shfaqur i trembur pas takimit me të dhe vetëm qan.

Biseda e plotë:

Herioni: Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty.

Parashqevia: I thash, a e more ti Herionin në telefon. Unë i thash të shkojmë te Fadili, te një studio regjistrimi këtu, që të shkojmë të bëjmë një incizim

Herioni: Po, hajde shkojmë

Parashqevia: Edhe Roberti të luaj kitarë dhe Luka do qetësohet se ai vetëm qan, është shumë i trembur

Herioni: Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë…

Kjo video e publikuar nga aktori Herion Mustafaraj, vjen pas akuzave të mbesës së Parashqevisë, Ina Simakut. Kjo e fundit e ka akuzuar aktorin duke pretenduar se ai ka cënuar privatësinë dhe sigurinë e Parashqevisë./TAR