Një prej banoreve të “Ferma VIP”, Elinara, ka ndarë me publikun një përvojë traumatike që ka përjetuar si adoleshente, në kohën kur po bënte përpjekjet e para për të qenë e pavarur. Ishte vetëm 18 vjeç kur, gjatë pushimeve verore, vendosi të punonte në një butik për të mos qenë më e varur nga prindërit.
Por ajo që dukej si një ditë e zakonshme, u kthye në një ngjarje që do të linte gjurmë të pashlyeshme në jetën e saj.
“Makina mori një drejtim tjetër nga ai i qendrës, dhe shpejt situata u bë e frikshme. Shoferi kishte një vështrim të egër. U ktheva dhe pashë komshiun tim, ai më bëri shenjë me gisht ‘shttt’. Më kërcënuan: ‘Do të të vrasim.’ Në atë moment e kuptova që duhej të veproja,” kujtoi Elinara, e cila arriti të shpëtonte vetëm falë një akti të guximshëm.
Ngjarja, sipas saj, ka lënë pasoja të thella psikologjike.
Për vite me radhë, Elinara nuk e ndau këtë histori me askënd, as me prindërit, nga frika se do i shqetësonte. “E mbajta për vete shumë vite.”













