“ZHDUKET” NGA YOUTUBE PROJEKTI I PËRBASHKËT/ Kriset miqësia mes Fifit dhe Egli Takos? Çfarë po ndodh mes dy këngëtareve – AlpeGossip
“ZHDUKET” NGA YOUTUBE PROJEKTI I PËRBASHKËT/ Kriset miqësia mes Fifit dhe Egli Takos? Çfarë po ndodh mes dy këngëtareve

“ZHDUKET” NGA YOUTUBE PROJEKTI I PËRBASHKËT/ Kriset miqësia mes Fifit dhe Egli Takos? Çfarë po ndodh mes dy këngëtareve

Megjithatë, duket se situata mes tyre ka ndryshuar ndjeshëm.

Fansat kanë vënë re se disa nga projektet muzikore të përbashkëta janë fshirë nga YouTube, duke ngjallur dyshime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

Sipas emisionit “Prive” thuhet se pas këtij veprimi qëndron një mosmarrëveshje financiare mes dy këngëtareve.

Sipas të njëjtave burime, Fifi kishte pranuar të merrej me realizimin e këngëve dhe videoklipeve për Eglin, por mes tyre ka pasur pakënaqësi për ndarjen e të ardhurave nga këto projekte. Thuhet se Egli ka kërkuar një përqindje më të lartë nga fitimet, gjë që Fifi nuk e ka pranuar, çka ka çuar në një krisje të dukshme të marrëdhënies së tyre.

Deri më tani, asnjëra prej artisteve nuk ka reaguar publikisht mbi situatën, por heshtja e tyre po interpretohet si një konfirmim i heshtur i zërave për një prishje të bashkëpunimit dhe miqësisë.

Mbetet për t’u parë nëse njëra prej tyre do të thyejë heshtjen dhe do të sqarojë publikisht raportin mes tyre dhe të ardhmen e bashkëpunimeve në muzikë.