Një debat i fortë ka ndodhur sot në “Fan Club”, mes opinionistëve Françeska Murati dhe motrës së Keijsit, banorit të “Big Brother VIP 5”.
Françeska ka komentuar lojën e Kejsit lidhur me dy konkurrentet e tjera në shtëpi, Inën dhe Stelinën, duke i quajtur mashtrues. Motra e Kejsit, e prekur nga këto fjalë, i tha Françeskës të mos e ofendojë vëllanë e saj.
Pjesa nga debati mes tyre:
Françeska: Unë s’kam gjykuar vetëm Keijsin, ata janë tre mashtruesa.
Motra e Keijsit: Mashtrues Keijsi nuk është, se ta kam regjistruar dhe javën e kaluar kur e the, mashtruese mund të jesh ti se Keijsi nuk është, këto fjalë mos i hidhni janë shumë ofenduese se si ju dilni e thonë për Kejsin që është një bullizues, ofendues, një narcist, e ti vete i thua mashtrues. Ti bie po në të njëjtin nivel si Keijsi, kur jeni të gjithë si ai.
Franceska: Ai është mashtrues, sidomos për faktin që del pa pik turpi e thotë për një burrë të martuar që ka dashnore. Ai i nivelit nuk i falet. Të prishur një familje ku ka një grua me fëmijë duke thënë ka dashnore është e turpshme. Është e turpit që ka të bëjë para publikut nuk tolerohet.
Motra e Kejsit: Nuk kam ardhur këto të dëgjoj ofendimet e tua, ti ofendimet e tua mbaji për vete. Mashtruese je ti e dashur dhe më vjen keq që vjen e flet
Françeska: Unë nuk prish familje.
Motra e Keijsit: Vëllait tim me këto gishta mos ju drejto fare vëllait tim. Absolutisht fare, kur të vij Keijsi këtu ta kesh përballë drejtoju Kejsit me gisht. Mua me gisht absolutisht jo, gishtat mbaj për veten tënde. Mos bjer në nivel që sapo ofendove.
Franceska: Atë gishtin të kthej te vetja e jo të merret me burra të martuar, me fëmijë e gra jashtë.
Motra e Keijsit: Askush nuk është Françeska të quajë mashtruese mua ose Keijsin, vëllain tim. Unë jam një familje dhe vëllain tim do të mbroj deri në disa minuta të fundit. S’lejoj askënd në një televizion kombëtar që më quajë mua mashtruese, s’më duket etike fare. Nëse ka një gjë të një numëroje Keijsit. Ne kemi një familje jashtë. /Top Channel/













