CARDI B BËN DEKLARATËN E PAPRITUR/ Operacionet plastike janë njësoj si të lindësh fëmijë - AlpeGossip
CARDI B BËN DEKLARATËN E PAPRITUR/ Operacionet plastike janë njësoj si të lindësh fëmijë

CARDI B BËN DEKLARATËN E PAPRITUR/ Operacionet plastike janë njësoj si të lindësh fëmijë

Cardi B ka qenë e ftuar e ‘Entertainment Tonight’ ku ka dhënë një deklaratë që ka habitur jo pak njerëz. Ajo ka folur për ndërhyrjet plastike që ka bërë, konkretisht liposuction (marrja e dhjamit në zona të caktuara të trupit për t’u vendosur në vithe, ose pjesë të tjera të trupit).

Reperja e ka krahasuar procesin e vështirë të rikuperimit nga kjo ndërhyrje me atë të shtatzënisë. “Dua t’ju shpjegoj të gjithëve sa e vështirë është.

Ndihem keq kur njerëzit tallen me vajzat në rrjete sociale për këtë fakt duke e trajtuar si diçka të lehtë.

Është një proces shumë i gjatë dhe i vështirë rikuperimi, madje unë e krahasoj me lindjen e një fëmije, sepse ti shikon trupin të ndryshojë në mënyrë të dukshme dhe ke shumë dhimbje deri në ditën e 5-të pas ndërhyrjes, madje pacientëve ju kërkohet të mos bëjnë dush për disa ditë”,-ka rrëfyer Cardi B.

Mbase shumë vajza që duan të aplikojnë këtë ndërhyrje duhet të rimendojnë, pasi gjërat nuk janë kaq të lehta dhe kjo thuhet nga dikush që e ka provuar. Kujtojmë se Cardi B u bë nënë e një vajze vitin që shkoi.