HATËRMBETJE TË VJETRA? Ilir Shaqiri kritika për produksionin dhe opinionistët e Big Brother – AlpeGossip
HATËRMBETJE TË VJETRA? Ilir Shaqiri kritika për produksionin dhe opinionistët e Big Brother

HATËRMBETJE TË VJETRA? Ilir Shaqiri kritika për produksionin dhe opinionistët e Big Brother

Edhe pse është fituesi i parë i formatit Big Brother Albania Vip, Ilir Shaqiri ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale që interpretohet si një lloj ‘mllefi’ ndaj produksionit të Big-ut në përgjithësi dhe opinionistëve në veçanti.

Me nota të forta ironie dhe zhgënjimi, ai ka bërë një deklaratë thumbuese që prek drejtpërdrejt çdo hallkë të programit: nga drejtuesit te opinionistët dhe publiku.

“Në këtë pikë uroj ta fitojë Bigun dikush që i mëson opinionistëve si të flasin, produksionit rregulloren dhe shqiptarëve si të sillen”, ka shkruar balerini.

Të jetë ndonjë hatërmbetje e vjetër, vallë? Edhe mundet, por më shumë mundësi ka që ish-balerini të jetë zhgënjyer që nuk i besuan vendin e opinionistit. Kjo madje, mund të jetë edhe arsyeja pse po ‘katapultohet’ tek Vizion Plus-i për të qenë pjesë e Ferma Vip.

Hatërmbetje të vjetra apo inate të reja? Ilir Shaqiri kritika