Mbrëmjen e djeshme, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania”, janë emocionuar nga mesazhet që janë dërguar për ta në “Big Love”.
Fansat, familjarët apo kolegët kanë dërguar mesazhe për banorët e tyre të preferuar.
Miri ka marrë dje mesazhe nga gruaja, vajza, shoku i tij Landi, këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini. Por jo vetëm kaq, pasi mesazhi që ai e konsideron se ka emocion, ishte nga familja e Dr. Florit.
“Xhiku, forca dhe pak ka mbetur! Vazhdo kështu je, jemi me ty si gjithmonë deri në fund. Të presim me fitore, të kemi marrë shumë malli. Kaltrina, Danieli dhe Blerina”, shkruhej në mesazh.
“Këtu ka emocion. Blerina është nusa e Dr., Florit. Kalltrina dhe Danieli janë shumë e shumë të tij. Ju dua që ka marrë malli për ju.













