Aktorja shqiptare tregon vështirësitë e profesionit: Dominojnë meshkujt, por për sukses femrat bëhen të… – AlpeGossip
Aktorja shqiptare tregon vështirësitë e profesionit: Dominojnë meshkujt, por për sukses femrat bëhen të…

Aktorja shqiptare tregon vështirësitë e profesionit: Dominojnë meshkujt, por për sukses femrat bëhen të…

Eni Jani është një ndër aktoret dhe regjisoret më të njohura shqiptare.
Shumë nga ju e mbajnë mend nga koha kur u transmetua telenovela e parë shqiptare ‘Njerëz dhe fate’, ku ajo ishte në rol protagonist.

Sot karriera e Enit vazhdon të zhvillohet me projekte të reja. Në një intervistë për revistën “Bordo”, ajo ka folur për peripecitë e profesionit dhe familjen e saj. “Mundohem të gjej kohë për të dyja dhe kur bëhet fjalë për familjen, profesioni del në vend të dytë”, -ka treguar Eni. Kujtojmë se aktorja është e martuar me aktorin, Genc Fuga dhe nënë e dy vajzave.

Më tej Eni ka shpjeguar vështirësinë që kalon çdo ditë në profesionin e saj, duke zbuluar: “Në aktrim dhe regji dominojnë meshkujt, por femrat janë më të rrezikshme. Mundohen shpesh t’iu prishin punë të tjerëve kur nuk munden të ecin vetë përpara”,- e ka mbyllur fjalën e saj.