VIDEO: Të jetosh me ujqërit, historia e pabesueshme e “Moglit” real – AlpeGossip
VIDEO: Të jetosh me ujqërit, historia e pabesueshme e “Moglit” real

VIDEO: Të jetosh me ujqërit, historia e pabesueshme e “Moglit” real

Marcos Rodriguez Pantoja ka jetuar me për 12 vjet me ujqër.

Ai thotë se jeta në një shoqëri me njerëzit është dështim dhe ëndërron të kthehet përsri në male.

Kur ishte vetëm shtatë vjeç, ai mbeti i vetëm në Sierra Morena të Spanjës dhe u rrit nga një grup ujqish.

Atë e gjetën kur ai ishte 19 vjeç, të zbathur dhe gjysmë të zhveshur, ndërsa komunikonte me zëra si kafshët, kur e kthyen sërish në civilizim.

Marcos e kishin dërguar aty si bari dhish, pasi nëna i kishte vdekur kur ishte trevjeçar, ndërsa babai abuziv kishte ikur me një grua tjetër.

“I mbuloja këmbët vetëm kur binte borë, teksa kisha kallo të mëdha.

Kur godisja gurin, më dukej sikur po qëlloja ndonjë top”, tha ai për El Pais.

Tani, 72-vjeçar, ai jeton në një shtëpi të vogël dhe të ftohtë në Rante të Galicias, me një pension shumë të vogël dhe i zhgënjyer prej njerëzve.

Prej kur e larguan prej shpellës që e quante shtëpi, ai thotë se jeta tij mori poshtë, pasi kurrë nuk arriti të integrohet në shoqëri.

Ai pretendon se e mashtruan dhe abuzuan, ndërsa u shfrytëzua prej menaxherëve në qendrat ku jetonte dhe në industrinë e ndërtimit, që përfituan prej tij dhe e lanë pa asgjë.

I njohur si Mogli i Spanjës, thotë se kohërat më të lumtura për të ishin kur jetonte me lakuriqë, gjarpinj dhe drerë, zërat e të cilëve ende i imiton.

Për të ishte kujdesur një burrë i moshuar, i cili i mësoi të ndizte zjarr dhe gjëra tjera elementare, që më pas vdiq, ose u largua papritmas, duke e lënë atë tërësisht të vetmuar.

Fillimisht, ai mbijetoi duke ngrënë fruta mali dhe rrënjë bimësh, ndërsa më vonë një ujkonjë nisi t’i jepte nga pak mish.

“Pasi i ushqeu të vegjlit, më hodhi edhe mua një copë mish.

Nuk guxoja ta prekja, por ma afronte me hundë”, ka thënë Pantoja për BBC gjatë një interviste më parë.

Për një kohë ai qëndroi në karrocë, pasi i operuan kallot gjigante që kishte në këmbë, teksa vizita te berberi ishte tmerr i vërtetë, sepse frikësohej se do t’ia priste fytin me gërshërë.

Tani ai ishte përpjekur të kthehej në mal, por shpella ku jetoi ishte kthyer në motel, me dyer të hekurta dhe e ndriçuar në çdo skaj.