Pas një mungese të gjatë, Klaudia Pepa më në fund rikthehet në ekranin shqiptar – AlpeGossip
Pas një mungese të gjatë, Klaudia Pepa më në fund rikthehet në ekranin shqiptar

Pas një mungese të gjatë, Klaudia Pepa më në fund rikthehet në ekranin shqiptar

Më në fund u zbulua arsyeja e rikthimit të Klaudia Pepës në Tiranë.

Balerina doli në skenë sot në mbrëmje pas një mungese të gjatë.

Ajo ishte e ftuara e natës finale të emisionit “Virtuozët” që transmetohet në TV Klan.

Klaudia Pepa ka publikuar një foto ku shihet përkrah sopranos Inva Mula, të cilën e falënderon për mundësinë që i dha për rikthimin në skenën e televizionit ku është rritur profesionalisht.

Balerina profesioniste, e cila tashmë ka ngritur karrierën e saj në Itali, ka disa ditë në Tiranë, të cilat po i shfrytëzon jo vetëm për t’u takuar me familjarët e saj, por edhe si e ftuar speciale.