SEMI I ZBULOI LIDHJEN NË EMISION/ Reagon Bojken Lako – AlpeGossip
SEMI I ZBULOI LIDHJEN NË EMISION/ Reagon Bojken Lako

SEMI I ZBULOI LIDHJEN NË EMISION/ Reagon Bojken Lako

Pak ditë më parë Semi Jaupaj ishte e ftuar në emisionin “Zemër Luana” ku gjatë një sfide duhej të zbulonte sekretet e personazheve të ndryshëm, njëri prej të cilëve ishte dhe ish-partneri i saj Bojken Lako. Këngëtarja zbuloi se Bojkeni është në një lidhje të re dashurie me një vajzë bjonde mjaft simpatike.

Semi i zbuloi lidhjen në emision, reagon Bojken Lako

I ftuar sot në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Bojkeni ka reaguar për herë të parë ndaj kësaj deklarate. Ai ka treguar se vazhdon të ruajë raporte të mira me Semin pasi e vlerëson si njeri.

Semi i zbuloi lidhjen në emision, reagon Bojken Lako

“Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë. Unë kështu i kam pasur ndjesitë në jetë, i vlerësoj njerëzit për vlerat që kanë. Kjo është diçka që e ndjej. Po ashtu kam edhe mbështetje. Edhe partnerja ime është shumë open mind, e vlerëson, nuk bëhet pengesë”, është shprehur ai.