THA SE NUK DO JETË VETËM/ Zbulohet emri që do të bashkëprezantojë me Arbana Osmanin në Festivalin e Këngës – AlpeGossip
THA SE NUK DO JETË VETËM/ Zbulohet emri që do të bashkëprezantojë me Arbana Osmanin në Festivalin e Këngës

THA SE NUK DO JETË VETËM/ Zbulohet emri që do të bashkëprezantojë me Arbana Osmanin në Festivalin e Këngës

Edhe pak orë na ndajnë nga nisja e edicionit të 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ashtu si tanimë dihet, këtë vit do të jetë Arbana Osmani që do ta drejtojë këtë edicion, duke premtuar surpriza të shumta. Mirëpo moderatorja nuk do të ngjitet e vetme në skenën e festivalit.

Së fundmi burime për “Kryefjala.com” kanë zbuluar se emri i njohur i cili do të prezntojë krah Arbanës është aktorja e njohur Olta Daku.

Kujtojmë se më herët Arbana Osmanit tregoi se  veçoria e këtij edicioni është se përtej çdo gjëje, qendra e organizimit do të jetë muzika dhe artistët alternativë e sidomos ata të rinj.

Vetë organizatorët kanë bërë me dije se këtë vit janë 26 këngëve pjesëmarrëse, 16 prej të cilëve janë artistë të cilët kanë performuar edhe më parë në Festival dhe 10 të tjerë janë artistë të rinj dhe grupe alternative.

“Festivali Kombëtar është më i madh se Eurosongu, vlerat e këtij festivali janë shumë më lartë se një festival po ashtu shumë i mirë si ai Europian. Por ne duhet të ruajmë vlerat që lartëson ky festival dhe t’i kthejmë shkëlqimin që ka pasur ndër vite, pasi po se bëmë ne nuk mund ta ruaj askush tjetër. Është i vetmi festival që ka një orkestër të jashtëzakonshme dhe çdo tingull është live. Ndërkohë që në Eurosong muzika është playback”, tha ajo.

Ashtu si tashmë dihet, këtë vit do të jetë publiku që do të përzgjedhë emrin e fituesit të Festivalit.  Festivali i 61-të të Këngës në RTSH, do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë;1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë.

Por ndryshe nga vitet e kaluar, Festivali i 61-të i Këngës në RTSH vjen me një risi lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, fituesi i së cilës do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve. Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria. Në festivalet e mëparshme të Këngës në RTSH fituesi i çmimit të parë ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, por këtë vit, vendin tonë në “Eurovision Song Contest 2023” që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, do e përfaqësojë ajo këngë e cila do të rezultojë më e votuara nga publiku.