Menjëherë pas ndarjes, Diellza Kolgeci në një lidhje të re: Ja detajet… – AlpeGossip
Menjëherë pas ndarjes, Diellza Kolgeci në një lidhje të re: Ja detajet…

Menjëherë pas ndarjes, Diellza Kolgeci në një lidhje të re: Ja detajet…

Bukuroshja Diellza Kolgeci vetëm pak javë më parë pranoi publikisht se është ndarë nga i dashuri i saj me të cilin kishte një lidhje disa vjeçare.

Në momentin që të gjithë mendonin se marrëdhënia e tyre ishte konsoliduar, Diellza e ftuar në emisionin “Prive” deklaroi se lidhja e saj me Noli Fetoshin kishte përfunduar dhe ata tashmë kanë ngelur miq shumë të mirë.

Ndërkohë mësohet se pa kaluar shumë kohë nga ndarja, Diellza ka nisur një lidhje të re. Një burim për “Prive” ka thënë se modelja është në një lidhje me një sportist.

Diellza është bërë e njohur për publikun si modele, aktore, prezantuese dhe këngëtare, ndonëse në këtë të fundit e ka sprovuar shumë më pak veten.