Kastro Zizo bëhet baba për herë të tretë? Poston foton e foshnjës së porsalindur (FOTO) – AlpeGossip
Kastro Zizo bëhet baba për herë të tretë? Poston foton e foshnjës së porsalindur (FOTO)

Kastro Zizo bëhet baba për herë të tretë? Poston foton e foshnjës së porsalindur (FOTO)

Klevis Bega i njohur si “Kastro Zizo”, mbrëmë vonë ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto duke dhënë lajmin e ëmbël. Sipas “Prive”, këngëtari është bërë baba për herë të tretë.

Kastro e ka fshirë foton, por “Prive” shkruan se ai është bërë me vajzë.

Pak muaj më parë, i pyetur tek “E diela shqiptare” nëse do të donte të bëhej baba për herë të tretë, Kastro u përgjigj me “Po” pa u menduar duke shprehur dëshirën se këtë herë do donte binjakë.

Megjithatë fakti që e ka fshirë foton të bën të dyshosh se kjo mund të jetë sërish ndonjë lojë e Kastros siç ndodhi pak kohë më parë me fejesën.

Kujtojmë që këngëtari është baba edhe i Danjelit dhe Nias me të cilët poston shpeshherë foto.