“Ke ngelur për lekët e reklamave”, habit moderatorja shqiptare: E kam zgjedhur para prostitucionit… (FOTO) – AlpeGossip
“Ke ngelur për lekët e reklamave”, habit moderatorja shqiptare: E kam zgjedhur para prostitucionit… (FOTO)

“Ke ngelur për lekët e reklamave”, habit moderatorja shqiptare: E kam zgjedhur para prostitucionit… (FOTO)

Është ndër moderatoret më simpatike të ekranit, dhe me një karrierë të gjatë televizive. Bëhet fjalë për gazetaren e showbizit Aulona Musta.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, dhe asnjëherë nuk nguron të ndajë foto me fansat nga aktivitieti i saj ditor, dhe jo vetëm në lidhje me punën. Ashtu si dhe shumë personazhe të njohur të cilët tashmë rrjetet sociale, i përdorin jo vetëm për foto, por edhe për marketing, duke reklamuar produkte të ndryshme në këmbim të parave, edhe Aulona e bën shpesh këtë gjë.

Së fundmi ajo ka reklamuar një produkt në llogarinë e saj në Instagram por ka hasur në kundërshtime nga ndjekësit e saj. Shumë prej tyre e akuzojnë se moderatorja reklamon çdo ditë nga një krem të ndryshëm, dhe për të gjithë thotë të njëjtat vlerësime. Për këtë arsye, fansat mendojnë se nuk është aspak e besueshme.

Një koment pikant ka qenë i një fansi i cili i shkruan” Ke ngelur për lekët e reklamave”, ndërsa Aulona ka komentuar menjëherë duke i thënë se nuk është aspak turp të ngelësh për lekët e reklamave pasi nuk është duke bërë asgjë të keqe. Në fund e mbyll komentin: Unë kam zgjedhur marketingun, para prostitucionit.