Sinan Hoxha nuk kursehet: Ja dhurata luksoze që i bëri Andrrës për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
Sinan Hoxha nuk kursehet: Ja dhurata luksoze që i bëri Andrrës për ditëlindje (FOTO)

Sinan Hoxha nuk kursehet: Ja dhurata luksoze që i bëri Andrrës për ditëlindje (FOTO)

Lum Andrra për bashkëshortin që ka! Sinan Hoxha jo vetëm që nuk e harroi sot ditën e lindjes së saj, por i ka bërë një surprizë mjaft të bukur.

Ka qenë vetë Andrra që ka postuar një fotografi në Instagram, ku ka treguar dhuratën e veçantë dhe luksoze që i bëri partneri.

Sinani i kishte blerë asaj një buqetë me orkide të bardha e në mes të tyre kishte futur një unazëme gurë blu dhe të bardhë.

Kjo dhuratë e ka gëzuar tejmase Andrrën, e cila shkruan: Faleminderit dashuri!

Edhe pse mund të mos e besoni, Andrra ka festuar sot 23-vjetorin dhe ka shumë vite diferencë me bashkëshortin 42-vjeçar.