Na ka mashtruar?! Kapet MAT në një lokal, Alketa Vejsiut i del GËNJESHTRA shehit (FOTO) – AlpeGossip
Na ka mashtruar?! Kapet MAT në një lokal, Alketa Vejsiut i del GËNJESHTRA shehit (FOTO)

Na ka mashtruar?! Kapet MAT në një lokal, Alketa Vejsiut i del GËNJESHTRA shehit (FOTO)

Moderatorja shumë e njohur për publikun, Alketa Vejsiu, prej kohësh në daljet e saj në ekran ka ruajtur të njëjtin imazh me flokë të gjatë dhe bjond. Mirëpo para disa ditësh, në puntatat e kaluara të emisionit ‘Piter Pan’, ajo vendosi të vijë me një pamje të re.

 

Moderatorja u shfaq me flokë të prerë mbi shpatulla, ndryshim i cili u prit mirë nga publiku. Për këtë look të ri ajo mori qindra komente pozitive e pëlqime nga fansat e saj në ‘Instagram’. Por mesa duket, kjo pamje ka qenë një gënjeshtër.

Ditën e sotme ‘Revista Who’ e ka fotografuar Alketën në njërin prej lokaleve të kryeqytetit dhe pamja e saj i ka futur të gjithë në dyshime. Ajo shihet me flokë të gjata dhe të kapura bisht, ndryshe nga dalja e fundit në ekran disa ditë më parë.

 

Mesa duket, moderatorja ka vendosur të mos heqë dorë nga flokët e saj të gjatë dhe ka preferuar të përdorë një paruke gjatë emisionit ‘Në kurthin e Piter Pan’.