Që të mos vdesim injorantë: Paska një vaj enkas për qimet pubike dhe ja për çfarë shërben – AlpeGossip
Që të mos vdesim injorantë: Paska një vaj enkas për qimet pubike dhe ja për çfarë shërben

Që të mos vdesim injorantë: Paska një vaj enkas për qimet pubike dhe ja për çfarë shërben

Ndoshta nuk e dinit, por ka një vaj që përdoret saktësisht për qimet e organit gjenital të femrës! Okej, të gjithë u shtangëm, kur e dëgjuam për herë të parë. Por situata u bë më serioze kur aktorja Emma Watson zbuloi se është fanse dhe përdoruese e tij.

Për më tepër të gjitha jemi në situatën kur depilimi jonë është total dhe duam që mos të kemi më qime! Pra nëse doni ta përdorni duhet të rritni disa qime më parë.

 

Po çfarë është vaji për qimet e vaginës?
Produkti është i gjithi-natyror, i cili supozohet të parandalojë futjen e qimeve brenda në mish dhe zbut e tyre. Ai përmban një përzierje të vajrave të mëposhtme:

-Vaj jojoba (për hidratim thellë)

 

-Vajit e farave të rrushit (i cili ka vitamina A dhe E, qetëson lëkurën)

-Vaj nga pema e çajit (anti-bakterial, për të shmangur që qimet të irritojnë lëkurën apo të rriten në mish)

Vaji 100% natyral, i krijuar posaçërisht për qimet e vaginës, mund të përdoret për vetullat, apo nga qimet e këmbëve deri te flokët dhe nëse preferoni të depiloheni komplet, mund ta përdorni në lëkurën tuaj.

Rezultati
Do t’ju ofrojë një lëkurë të hidratuar, nga koka te këmbët dhe pse jo një siguri në zonën tuaj më delikate. Ky vaj e mban lëkurën tuaj të lëmuar dhe të shëndetshme.

Burimi: Women’s Health Magazine