HABIT Almeda Abazi: Tolga është burrë me namuz, e donte nusen e virgjër – AlpeGossip
HABIT Almeda Abazi: Tolga është burrë me namuz, e donte nusen e virgjër

HABIT Almeda Abazi: Tolga është burrë me namuz, e donte nusen e virgjër

Aktorja dhe modelja shqiptare, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman prej vitesh po jetojnë historinë e tyre të dashurisë dhe thuajse çdo ditë janë në vëmendjen e mediave. Megjithatë sot e ftuar në “Xing me Ermalin”, Almeda ka zbuluar një detaj nga lidhja e tyre që nuk dihej më parë.

Ajo nuk i ka shpëtuar dot pyetjes me spec të Kejvinës e cila e pyeti nëse Tolgahan ka qenë burrë me namuz dhe e donte nusen e virgjër.

“Kjo është një gjë shumë personale, që nuk do doja t’i jepja përgjigje, por i dashuri im i parë, tamam, tamam, tamam fare është Tolga”, u shpreh Almeda duke lënë të kuptohet se përgjigja për pyetjen e Kejvinës është ‘Po’.