Një nga moderatoret më të komentuara e prej vitesh pjesë e ekranit të “Top Channel”, Xhemi Shehu është padyshim një ndër personazhet më të dashur për publikun.
Muaj më parë Xhemi e mbylli profilin e saj në Instagram, por u kthye më vonë duke hapur një të ri, ku sa herë poston tërheq shumë vëmendjen.
Së fundmi moderatorja ka postuar një foto ku shfaqet brune, me flokë të shkurtra duke i habitur fansat.
Në fakt kjo pamje është arritur falë një parukeje e ky ndryshim duhej për një rol në “Portokalli”.
Xhemin do ta vazhdoni ta shihni me flokët e gjatë bjonde, pamje të cilës i ka qendruar besnike prej vitesh.