Nuk i pëlqeu këngën, këngëtari shqiptar mallkon e i uron vdekjen fansit: Shpresoj të të… (FOTO) – AlpeGossip
Nuk i pëlqeu këngën, këngëtari shqiptar mallkon e i uron vdekjen fansit: Shpresoj të të… (FOTO)

Nuk i pëlqeu këngën, këngëtari shqiptar mallkon e i uron vdekjen fansit: Shpresoj të të… (FOTO)

Pak minuta më parë këngëtari i njohur i hiteve “Çkemi’, “Aurora”, etj., ka publikuar këngën e tij më të re “Ike”. Në një video të shpërndarë në ‘Instastoryn’ e tij , Alban Ramosaj ka lajmëruar fansat se më në fund e kishte publikuar këngën të cilën po e priste me padurim të lançohej.

Ai i ka kërkuar ndjekësve ta dëgjojnë atë dhe ka rrëfyer se është munduar tepër për realizimin e kësaj kënge. Mirëpo pas minuta pak videos, këngëtari i ka habitur të gjithë me një tjetër mesazh të tijin.

Siç duket fansat e kanë dëgjuar këngën e tij dhe shumë prej tyre e kanë pëlqyer, mirëpo ndryshe nga të tjerët, një fans i ka dhënë disslike. Albani është mërzitur nga ky gjest, pasi tregonte se ishte lodhur për këtë këngë dhe ka shpërthyer në mallkime ndaj fansit:

“Për atë që nuk e ka pëlqyer: Uroj të vdesësh nga një thyerje zemre”, shkruan këngëtari.