“VAJZAT NUK MË DONIN SE ISHA SHQIPTAR”/ Reperi i njohur tregon situatën e sikletshme – AlpeGossip
“VAJZAT NUK MË DONIN SE ISHA SHQIPTAR”/ Reperi i njohur tregon situatën e sikletshme

“VAJZAT NUK MË DONIN SE ISHA SHQIPTAR”/ Reperi i njohur tregon situatën e sikletshme

Reperi i njohur i hitit “Gigi” në bashkëpunim me Rinën, Sin Boy, është një nga këngëtarët shqiptarë në Greqi që ka korrur sukses të madh.

Në një intervistë për “The 2Night Show” në një televizion grek, ai foli për origjinën e tij shqiptare dhe vështirësitë gjatë fillimeve, duke rrëfyer edhe refuzimin e femrave për shkak të origjinës.

“Unë kam lindur në Greqi por me origjinë jam nga Shqipëria. Prindërit e mi erdhën këtu nga Shqipëria. Kaluam vite të vështira, por tani kam të ardhura. Kam kaluar kohë kur haja bukë me vaj dhe me kripë, shqiptarët e kuptojnë këtë. Shumë emigrantë shqiptarë e kanë kaluar këtë fazë, e kam kaluar dhe unë dhe jam krenar që e kam përjetuar sepse më ka bërë më të fortë. Kam përjetuar shumë racizëm në Greqi, vajzat nuk më donin sepse isha shqiptar. Prindërit e tyre ju thonin ‘mos u shoqëro me atë sepse është shqiptar.”- është shprehur ai.