Njihuni me moderatoret shqiptare që e nisën karrierën si VELINA (FOTO) – AlpeGossip
Njihuni me moderatoret shqiptare që e nisën karrierën si VELINA (FOTO)

Njihuni me moderatoret shqiptare që e nisën karrierën si VELINA (FOTO)

Bukuria ndikon në karrierën e të gjithëve, të femrave dhe meshkujve. Disa të reja duket se kanë ditur ta shfrytëzojnë sa më shumë që të munden këtë.

Të gjithë na kujtohet dalja e parë e Xhemi Shehut apo e motrave Vjollca, në rolin e velinës në emisionin “Fiks Fare”.

Tre ish-velinat tashmë ndodhen në botën e televizionit në pozicionin e moderatores. Pavarësisht se fillimet e motrave Luana dhe Marina ishin të vështira, për shkak të moseksperiencës apo mungesës së lirshmërisë së sjelljes para kamerës. Tani komunikimi i tyre me publikun ka ndryshuar kaq shumë, sa vështirë të kujtojmë defektin dhe mungesën e komunikimit të duhur, në vitet e para të fillimit të tyre si prezantuese në emisionin rinor “Select”.

Në fakt pjesëmarrja si velina i ka hapur dyert e botës së televizionit edhe Viola Spiros, apo Ilda Bejleri, e cila u bë një fytyrë e njohur televizive përmes emisionit “Ça thu”.

 

Tashmë të rejat prezantojnë nga një emision në televizionet shqiptare, ndërsa janë kthyer nga një imazh argëtues për publikun, në personazhe që “ndikojnë” me paraqitjen dhe komunikimin e tyre.

Viola Spiro
Velinë te “Fiks Fare”

Moderatore e emisioneve sportive në “Ora News”, TVSH dhe Digitalb.

 

Luana dhe Marina Vjollca
Velina të “Fiks Fare”

Tani Luana është moderatore e emisionit “Shiko kush luan”.

Marina moderaton emisionin “C’est la vie”.

 

Ilda Bejleri
Dikur velinë te “Ça thu”, tani moderatore e emisioneve sportive.

Xhemi Sehu
Dikur velinë te “Fiks Fare”.

Tani moderatore te “Portokalli”.