Marrëdhënia nënë e bijë e Sarës dhe Emës: Zënkat janë shumë të forta por pajtimet më të lezetshme – AlpeGossip
Marrëdhënia nënë e bijë e Sarës dhe Emës: Zënkat janë shumë të forta por pajtimet më të lezetshme

Marrëdhënia nënë e bijë e Sarës dhe Emës: Zënkat janë shumë të forta por pajtimet më të lezetshme

Të gjithë e dimë se Ema Andrea ka një marrëdhënie mjaft të ngushtë me vajzën e saj Sara Kapon. Ato këtë gjë e tregojnë në intervista të ndryshme por edhe në rrjetet sociale.

Ama si çdo nënë e bijë edhe ato kanë problemet apo zënkat e tyre. Sara ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën.

Ajo ka folur për marrëdhënien me nënën e saj si dhe për zënkat e forta që i shoqërojnë herë pas here.

Fillimisht ajo ka treguar çfarë e acaron më së shumti tek e ëma:

“Ema është 24 ore punë sa hap derën e shtëpisë duhet të vemë lavatricen të lajmë enët, të bëjmë këtë të bëjmë atë. Ema qetësohu. Unë pas një dite të gjatë dua të rri ndërsa ajo ka akoma atë ritmin e punës”.

Më pas e pyetur se kush thyen më shumë pjata kur zihen pra kush është më shumë gjaknxehtë nga ato, ajo ka treguar:

“Duke qënë se me shumë njerëz q kam komunikuar pasi jam fiksuar me horoskopin, thonë një ujor e një luan në shtëpi nuk rrinë dot. Zënkat janë të forta me thënë të drejtën të bertasim si unë si Ema në shtëpi me atë zërin tonë… por pajtimet janë të lezetshme”.