Larg kostumit që s`e pëlqeu kurrë, Edi Rama në versionin “Street Style” (FOTO) – AlpeGossip
Larg kostumit që s`e pëlqeu kurrë, Edi Rama në versionin “Street Style” (FOTO)

Larg kostumit që s`e pëlqeu kurrë, Edi Rama në versionin “Street Style” (FOTO)

Thyerjet e rregullave të veshjes nga kryeminsitri Rama nuk përbën më lajm. Ai gjithmonë di si të tërheqi vëmendjen dhe me stilin e tij që në një farë mënyre i shkon për shtat një artisti.
Kombinimet e tij avant-garde në shumë raste nuk njohin korniza territori. Ekspertët e modës do ishin të gjithë në një mendje, që rregullat jo përherë janë bërë për t’u thyer, por Edi Rama ka kodet e tij që shpesh herë e tregojnë stil.

Madje mund të pranojmë që deri tani asnjë kryeministër nuk ka patur guximin të vishet në këtë mënyrë.

Po marim rastin e atleteve të bardha me kostum që veshi para disa kohësh, ishin një nga rastet ku mund të themi se përplasja mes sportives dhe klasikes ishte për t’u “kopjuar” direkt.

Sot në panairin e punësimit më tërhoqi vëmendjen kombinimi i çorapeve me bluzën, të dyja të kuqe. Këto i ka kombinuar pantallona me ngjyrë ushtarake në gri, të cilat i ka palosur deri tek kavilja, me shtresëzim këmishe dhe xhakete.

Në proporcione këmbët i duken më të shkurtra se sa busti, për shkak të t-shirtit të gjatë dhe pantallonave të palosura.